Ekstradimi i Laert Haxhiut/ Balla: Falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit

schedule14:40 - 3 Korrik, 2024

schedule 14:40 - 3 Korrik, 2024

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të Laert Haxhiut, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të masakrës së Lushnjës.

LEXO EDHE: Masakra e Lushnjës/ Ekstradohet në masa të larta sigurie nga Greqia, Laert Haxhiu, si e morën në Kakavijë RENEA-t

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falenderuar autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar.

Sakaq, Balla ka theksuar se po vijon puna për të goditur pandëshkueshmërinë.

Reagimi i ministrit Balla:

GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË!

Po punojmë çdo ditë me ministritë dhe agjencitë e vendeve partnere, Interpol dhe Europol, për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Një falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!