Sulmi në Dnipro, Zelensky bën thirrje për mbrojtje kundërajrore

schedule13:58 - 3 Korrik, 2024

schedule 13:58 - 3 Korrik, 2024

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje ri mbrojtje më të madhe ajrore dhe autorizimin e sulmeve me rreze të gjatë në territorin rus, pas një sulmi me raketa dhe dron në qytetin Dnipro të Ukrainës, ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 34 të tjerë.

“Bota mund të mbrojë jetë dhe kjo kërkon vendosmërinë e liderëve”, tha Zelensky.

Më herët gjatë ditës së sotme, në sulmin rus në qytetin e Dnieper, u dëmtuan kopshte, shkolla dhe spitale, si dhe u raportuan zjarre në të gjithë qytetin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!