Kryeministri Edi Rama po vijon takimet me qytetarët e Thethit. Ai u ka thënë qytetarëve se duhen ruajtur karakteristikat e vendit, në mënyrë që Thethi të jetë i veçantë dhe numri i turistëve të rritet.
Ai ka marrë shembullin e Korsikës, e cila mbrohet nga vetë qytetarët dhe nuk lejohen ndërtimet pa leje apo dhe dëmtimi i vendit.
“Turistët nuk vijnë këtu se s’kanë ku shkojnë tjetër, vijnë këtu pikërisht për këto karakteristika. Dhe prandaj këto karakteristika duhen ruajtur me fanatizëm dhe çdo gjë e re që bëhet, çdo gjë moderne që bëhet duhet t’i respektojë këto elementë, jo për t’i bërë njësoj si ato, por edhe elementët e tjerë që futen duhet ta pasurojnë, por jo të bëhen këtu gjëra që mund t’i gjesh edhe në Tiranë, edhe në Korçë sepse ky është një vend që ka karakteristikat e veta. Dhe vij tek ajo që tha Mirela, që është kjo është e gjitha Park Kombëtar, pra nëse e shohim ligjin në mënyrë strikte, këtu s’duhet të ishte prekur asnjë gjë, zero. Këtu s’duhet të kishte ndërtuar askush asnjë gjë. Dhe ajo që nuk kuptojnë ata që iu kundërvunë ndryshimeve që ne bëmë në ligj është që ndërkohë këtu jetojnë njerëz. Këtu ka familje, këtu ka fëmijë që lindin, këtu ka të rinj që martohen, këtu ka të tjerë që duan të kthehen dhe këta patjetër që nuk do vijnë të rrinë të shohin qiellin dhe natyrën edhe të mos kenë mundësi të nxjerrin përfitime. Pra këto të dyja duhen kombinuar.
Pra në zonat e mbrojtura nuk është fare e vërtetë që njerëzit janë pjesë e pyllit njësoj siç është edhe fauna ose siç janë dhe lulet. Njerëzit janë aty për të pasur një jetë më të mirë dhe kanë nevojë të bëjnë investime, ama duhet shumë shumë kujdes dhe duhet shumë shumë përgjegjshmëri që ato investime të jenë vlerë e shtuar të mos jenë dëme për natyrën.
Kërkesa këtu do vijë duke u rritur për vit, do ketë gjithmonë e më shumë turistë që do duan të vijnë, ju thashë, do të rriten çmimet detyrimisht sepse nuk mund dot këtu të bëhet një vend që të vijnë aq turistë sa shkojnë në Durrës, por unë po ju them që po aq turistë sa shkojnë në Durres në një ditë të caktuar do vijnë dhe këtu, atëherë do të rritet çmimi, atëherë do të përfitoni ju dhe përfitimi do të rritet duke e ruajtur me fanatizëm këtë që keni dhe duke i bërë gjërat e reja të atilla që të jenë po kaq cilësore dhe harmonike me atë që keni. Shikoni Korsikën. Korsika është një destinacion turistik i jashtëzakonshëm. Korsika është një nga vendet që e ka ruajtur me fanatizëm traditën e vet. Në Korsikë nëse shkon bën një ndertin pa leje të vijnë të vënë bombat banorët. Bombat dinamit, deri në atë ekstrem. Nëse hedh një gjë në tokë, gjënë më të vogël në tokë në pazh është gjoba më e rëndë që është në gjithë Mesdheun, për një bisht cigare dhe të gjithë banorët e Korsikës janë aty roje. Nuk të lë ai që kalon aty, ti të kesh ardhur turist apo të kesh ardhur vizitor dhe të hedhësh bishtin e cigares se të vjen të kap atje dhe të sjell policinë, që është kuptimi i pasurisë së përbashkët si pasuri edhe e familjes sepse nga ajo pasuri e përbashkët buron dhe mirëqenia e familjes. Nëqoftëse këtu merren priten pemët nuk është me e njëjta gjë edhe vlera e pronës suaj bie. Po ju jap një shembull brutal se e di që ju nuk prisni pemë, por po e sjell si shembull dhe po kështu vlen dhe çdo gjë që ndërtohet këtu”, u shpreh Rama./abcnews.al