Një fitim marramendës që lë pas dhe të ardhurat e Mekdonalds, zinxhirit të njohur të Fast Food që ka dyqane në të gjithë botën. Bëhet fjalë për fitimet e “ndrangheta”, shoqatës kriminale të lindur në Kalabri dhe që aktualisht ka degë në të gjithë botën me një xhiro prej 21 miliard eurosh, rreth 4 për qind të produktit të brendshëm bruto të Italisë.
Shifra është dhënë nga studimet e fundit për organizatat kriminale, dhe e publikuar nga prestigjozet The Guardian dhe Uashington Post. /abcnews.al