“Viktor Orbán, kundërshtari i Brukselit, bëhet kreu i Bashkimit Evropian”

schedule07:54 - 29 Qershor, 2024

schedule 07:54 - 29 Qershor, 2024

Pas muajsh kritikash dhe akuzash nga Bashkimit Evropian, kryeministri hungarez Viktor Orbán  merr presidencën e tij të radhës të hënën. Udhëheqësi më jetëgjatë i koalicionit evropian ka ashpërsuar kohët e fundit retorikën e tij kundër “elitës teknokratike të Brukselit”.
Paul Ladve, autor i një libri për Viktor Orban shprehet se Budapesti do të vazhdojë të bllokojë çështjet kryesore dhe do të përpiqet të lirojë kufizimet” mbi sundimin e ligjit për të rikuperuar paratë e tij.
Sepse diferencat janë të shumta dhe miliarda euro fonde janë ngrirë për shkak të shqetësimeve për korrupsionin dhe goditjeve të përsëritura ndaj demokracisë në këtë vend të Europës Qendrore.

Edhe në çështjet gjeopolitike, mosmarrëveshja është e plotë. Ndryshe nga partnerët e tij, Orbán mbështet ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump , nga i cili huazoi sloganin e gjashtë muajve të ardhshëm – “Make Europe Great Again”. Gjithashtu ai ka edhe një marrëdhënie të afërt edhe me liderin kinez Xi Jinping , ndërsa kultivon gjithashtu marrëdhënie me Kremlinin dhe refuzon të mbështesë Kievin ushtarakisht.
Kush është Viktor OrbánAi, ishte një liberal i ri, në moshën 26 vjeçare, u bë i famshëm duke sfiduar regjimin komunist në Budapest me një fjalim të zjarrtë pro lirisë në qershor 1989, gjatë një homazhi për viktimat e kryengritjes së 1956 kundër të “Kuqve”.

Bashkëthemelues një vit më parë i Aleancës së Demokratëve të Rinj (Fidesz), ai bëhet simboli i ambicies së Hungarisë për t’u çliruar nga totalitarizmi dhe për të adoptuar vlerat perëndimore.

Megjithatë, sot Viktor Orbán denoncon “rënien e Perëndimit” përballë “lobit LGBTQI+” dhe fluksit të emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të cilët ai shpesh i përshkruan si “terroristë”.

Ky ishte kulmi i një marshimi të gjatë drejt ekstremit të djathtë. Kryeministër në vitin 1998, në moshën 35-vjeçare, ai detyrohet të largohet nga pushteti katër vjet më vonë, i mundur në votime nga socialistët.

Kur kthehet në qeveri në vitin 2010, ai vendos të konsolidojë pushtetin e tij në mënyrë që të mos vuajë më atë posjtërim që kishte përjetuar. I rizgjedhur i qetë në çdo zgjedhje parlamentare që atëherë, ky baba i pesë fëmijëve pretendon të zbatojë një “demokraci joliberale”.

“Gjatë 14 viteve të fundit, Orbán është rreshtuar me ideologjinë e Putinit dhe duke “frenuar” forcat opozitare, analizon për AFP Stefano Bottoni, një historian italo-hungarez në Universitetin e Firences .
Është një pozicion që irriton gjithnjë e më shumë aleatët e tij.  Edhe brenda ekstremit të djathtë, kjo çon në “një bllokim strategjik”, shton Bottoni.

Ai kishte premtuar se do të “pushtonte Brukselin” dhe do të ishte “një rregullator”.

I dobësuar ndërkombëtarisht, ai sfidohet gjithashtu nga shfaqja e një sfiduesi të ri, konservatori Peter Magyar, një produkt i pastër i sistemit Orbán të kthyer në disident.

Por nuk ka rëndësi, thotë Andrea Peto, analiste në Universitetin e Evropës Qendrore, lajmet e këqija “nuk arrijnë kurrë në veshët e votuesve të tij”.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!