Skandali në spitalin onkologjik mblodhi në protestë përpara ministrisë së Shëndetësisë qytetarët e Tiranës, pasditen e së mërkurës.
Rasti abuziv ka ndikuar në mbarë opinionin publik, ku hetimet zbuluan se mjekët bënin pazare me pacientë që luftojnë me vdekjen.
Qytetarët kërkuan dënim maksimal për mjekët e përfshirë në këtë skemë mashtrimi.
“Të marrin dënimin maksimal. Jo detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie. Duhet të kishte më shumë protestues.”
“Këtu duhet të ishte e gjithë Shqipëria. Këta luajnë me jetët.”
Përpara qytetarëve, disa protesues ndanë historitë e tyre personale me spitalin Onkologjik dhe mjekun Edmond Gashi, që sipas hetimeve pacientëve me kancer nuk iu jepej shërbimi por drejtoheshin në klinikën e tij private.
“Para katër muajsh humba motrën time. Pas kimios së dytë ajo ndryshoi…”
“Unë jam një nënë që kam mbesën 25 vjece me kancer. Edmond Gashin e njoh personalisht, nuk e besoja se e bënte këtë, por ja që e paska bërë.”
Mesazhet e tyre për drejtësi, protestuesit i përçuan edhe me anë të pankaratave të shumta që mbanin në duar./abcnews.al