Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencë për dosjen “Onkologjiku”, duke veçuar hetimin vetëm për mjekun Edmond Gashi, dhe referoi dosjen në prokurorinë e Tiranës si organ kompetent.
Prokuroria e kryeqytet pas kryerjes së hetimeve, ka bërë kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim për 6 persona, konkretisht Brikena Qirjazi, Alketa Pere, Emiljano Lela, Drilona Kishta, Halil Gashi dhe Florjan Marku.
Tashmë, do të jetë Gjykata Penale e Tiranës ajo që do vendosi mbi këtë kërkesë, për kalimin ose jo të çështjes për gjykim.
Ndërkohë, prokuroria e posaçme po heton disa persona të tjerë në kuadër të të njëtës çeshtje, duke bashkuar katër procedime në një të vetme, pjesë e të cilit është edhe “Kobalti” .
Gjatë kësaj kohe, SPAK ka kryer veprime përfshirë ekspertiza dhe kontrolle pranë Onkologjikut, verifikimin e faturave dhe deklarimeve doganore, marrjen e dëshmive , ekspertime të pajisjeve të përdorura etj.


