“Trukim” në Euro 2024, akuza nga Bukureshti për sfidën Sllovaki-Rumani

schedule13:56 - 26 Qershor, 2024

schedule 13:56 - 26 Qershor, 2024

E pamundur ta gjejmë se çdo të ndodhë. Këtë të mërkurë do të luhet ndeshja e grupit E mes Sllovakisë e Rumanisë, dhe nga Bukureshti vjen një zë që krijon tronditje, me ish-lojtarin e Kombëtares rumune, Danut Lupu, që ka deklaruar se është arritur një marrëveshje mes dy skuadrave që ndeshja të dalë në barazim.

Ky rezultat i kualifikon sllovakët dhe rumunët për në raundin e dytë të Evropianit, pavarësisht nga rezultati i duelit tjetër të grupit, mes Belgjikës dhe Ukrainës.Kjo, sepse me 4 pikë kalohet raundi edhe duke qenë vendi i tretë.

Nuk dihet se nga e ka marrë Lupu këtë informacion, me ish-mesfushorin, sot në moshën 57-vjeçare, që njihet për skandalet e tij, sepse është arrestuar disa herë i akuzuar për vjedhje, për drejtim makine pa patentë apo pa dokumenta dhe ka bërë disa muaj burg.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë sot në orën 18:00, ndërsa në historinë e futbollit ka mjaft ndeshje të tilla të dyshimta.

Në Kupën e Botës në Spanjë në 1982, u krijua përshtypja se pati marrëveshje mes Austrisë dhe Gjermanisë Perëndimore që kjo e fundit të fitonte, pas humbjes së papritur me Algjerinë. Po ashtu, në Euro 2004, italianët akuzuan për akord mes Danimarkës dhe Suedisë, në barazim 2-2, që eliminoi Italinë që në grup, dhe që në Apenine cilësohet “biskoto”. /i.m /abcnews.al