“Ylli” ka kërkuar transferimin nga Chelsea, Broja: Do të iki nga Anglia

schedule12:36 - 26 Qershor, 2024

schedule 12:36 - 26 Qershor, 2024

Aventurës me të vërtetë po i vjen fundi. Armando Broja paska kërkuar që të largohet nga Çelsi pas 15 viteve të kaluara në “Stamford Bridge”. E përditshmja britanike, “Daily Express” shkruan se sulmuesi shqiptar ka biseduar me klubin londinez me anë të agjentëve të tij, duke e bërë të qartë se kërkon një përvojë tjetër.

Për momentin, ai ndodhet nën kontratë deri në vitin 2028. Broja jo vetëm që dëshiron të ikë nga Çelsi, por pritet që ta braktisë për fare edhe Premier League angleze.

“Express” sqaron se futbollisti dhe rrethi i tij mendojnë se stilit të tij të lojës i përshtatet më shumë futbolli i Serie A, duke qenë se shpejtësia e tij, shpërthimi dhe loja në ajër mund të bëjë më shumë punë në Itali, ku lojtarët nuk janë aq të përgatitur fizikisht sa në Angli.

Milan ka si objektiv të parë sulmuesin holandez të Bologna, Zirkzee, por duket se Manchester United është në avantazh, ndaj edhe “ylli” i Kombëtares mbetet alternativë e rëndësishme. Broja pëlqehet gjithashtu nga Everton dhe West Ham në Premier League si dhe nga Stuttgart në Bundesliga.

Në disa vjet si profesionist, Armando ka luajtur në Holandë te Vitesse, te Southampton e Fulham në elitën angleze, si dhe me “Blutë” e Chelsea, që kartonin e tij e vlerësojnë në 30 milionë paundë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!