Pesë shtëpi u dogjën orët e para të mëngjesit të së mërkurës në lagjen “Skenderbeg” ne Shkodër.
Zjarri nisi në banesën e një 51-vjeçari dhe me pas flakët u përhapën edhe në katër shtëpi të tjera, një ndër to e pabanuar. Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, shkuan në vendngjarje duke evakuuar banorët dhe duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zjarri nuk ka shkaktoi të lënduar por la pas dëme të shumta materiale.
Familjet e prekura kërkuan ndihmën e institucioneve pasi tani kanë mbetur pa strehë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.
ABC News ka siguruar prononcimin e Luçije Kolës, zonjës së shtëpisë së djegur, e cila shprehet se shkak i zjarri nuk ka qenë shpërthimi i bombolës. Ajo akuzon komshiun e saj, duke u shprehur se “Zjarri nuk ka ardhur si pasojë e bombolës, e kemi prej një skizofreni i cili punon gjithë natën duke salduar’.
“Kemi një komshi këtu, do ketë plasur ndonjë oksigjen. Andej e ka bërë ndonjë masë korrenti. Nuk ka bërë asnjë zhurmë. Nuk ka plasur bombola, absolutisht jo. Ky (komshiu) na ka djegur shtëpinë. Çdo gjë është djegur. S’kemi ku të shkojmë. Kur ka rënë zjarri ka qenë burri në banesë. Kjo nuk është prej bombolës. E kemi prej një skizofreni që punon gjithë natën duke salduar. Është djegur çdo gjë, me lavatriçe, divane, rroba, çdo gjë”, u shpreh Kola.

