Moti i keq godet Italinë/ Vërshojnë përrenjtë, një i vdekur

schedule08:48 - 26 Qershor, 2024

schedule 08:48 - 26 Qershor, 2024

Temperaturat shumë të larta në Itali ia kanë vendin përmbytjeve, kryesisht në qendër dhe në veri të vendit.

Një 85-vjeçar vdiq në zonën e Parmës pasi përroi Termina doli nga shtrati. Trupi i tij u gjet nga zjarrfikësit në Lido Valtermina, në komunën e Traversetolo. Në momentin e përmbytjes, i moshuari ishte jashtë banesës së tij dhe nuk ka mundur që të shpëtonte veten.

Për këtë arsye, në disa zona të Reggio Emilia, Modena, Parma dhe Piacenza Apenines, disa bashki i kanë kërkuar popullatës të kufizojë udhëtimin.  Përroi Tresinaro dhe lumenjtë Secchia dhe Enza janë nën vëzhgim të posaçëm, e ndërsa është dhënë alarmi i verdhë në Veneto, Lombardi, Piemonte dhe Toskanë, Umbria, Marche dhe në disa zona të Pulias, Bazilikatës dhe Siçilisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!