Në Kenia kanë shpërthyer protestat, ndërsa demonstruesit i kanë vënë flakën parlamentit pas miratimit të një projektligji të diskutueshëm të taksave.
BREAKING: At least 12 prominent social media users have been "abducted in the middle of the night" ahead of protests in Kenya against over-taxation, Amnesty International tells CNN. pic.twitter.com/OjHbcAwv6S
— Larry Madowo (@LarryMadowo) June 25, 2024
Mijëra njerëz demonstruan të martën teksa kërkuan që politikanët të votojnë kundër projektligjit të diskutueshëm të buxhetit. Të paktën 50 persona u plagosën gjithashtu nga të shtënat me armë gjatë protestave.
BREAKING: Auma Obama is tear-gassed by Kenya police live on CNN as she joins peaceful protests against over-taxation pic.twitter.com/XLpsvLlDyz
— Larry Madowo (@LarryMadowo) June 25, 2024
Gjithçka nisi sot kur mijëra njerëz dolën në rrugë në të gjithë vendin për të protestuar kundër rritjes së planifikuar të taksave. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në kryeqytetin Nairobi dhe qytete të tjera anembanë vendit.
Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e presidentit William Ruto.
/abcnews.al