Shtetasi Ramo Imeri, 75 vjeç, është gjetur i vdekur këtë të hënë në qytetin e Delvinës.
Në katin e dytë të një pallati në qendër të qytetit të Delvinës, sipas banorëve të këtij pallati, një person ishte bllokuar brenda në banesë.
Pas marrjes së informacionit u nis në vendngjarje grupi i shërbimit së bashku me automjetin e shpëtimit. Pas prerjes së zagares së hekurit të dritares, u realizua hapja e portës së blinduar, dhe u konstatua se pronari i shtëpisë, Ramo Imeri, 75 vjeç, kish ndërruar jetë.
Policia dhe mjekësia ligjore po kryen veprimet e mëtejshme për të zbardhur shkakun dhe përcaktuar edhe kohën se kur 7 -vjeçari ka ndërruar jetë.