“Do ishte mirë të kishim Italinë përballë”, Sommer: Do të përgatitemi sa më shumë, kënaqësi të ndeshesh me “Të Kaltërit”

schedule15:16 - 24 Qershor, 2024

schedule 15:16 - 24 Qershor, 2024

“Helvetët” e Zvicrës e mbyllën më së miri rrugëtimin e tyre, në fazën e grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë pas barazuan, ndaj “Pancerave” gjermanë, duke “blinduar” kështu vendin e dytë, në Grupin A dhe tashmë janë në pritje të përfundimit të sfidave, të Grupit B, për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Nëse gjërat nuk ndryshojnë, “Helvetët” do të përballen me “Të Kaltërit” e Italisë, në raundin e 1/16-ve, gjë që “ekzalton” portierin, Yann Sommer, me këtë të fundit, i cili ka bërë një koment të shkurtër për mediat, pas barazimit ndaj Gjermanisë, teksa e konsideroi si një kënaqësi, mundësin për t’u përballur me kampionët në fuqi të Evroëps, në raundin tjetër.

“Ndeshje e mirë, shpirt i madh kundër një kundërshtari shumë të fortë. Të kishim Italinë përballë në raundin tjetër, do të ishte mirë, apo jo? Do të përgatitemi sa më mirë. Unë njoh shumë lojtarë të Italisë, do të ishte kënaqësi”,- u shpreh “gardiani” i “Zikaltërve” të Inter. /i.m /abcnews.al