“Një banor i unazës ka humbur jetën”, kështu u shpreh Oriola Pampuri mëngjessin e sotëm, ndërsa lajmi rezultoi i pavërtetë dhe u shoqërua me shumë bujë.
Ish-deputetja demokrate ka sqaruar këtë që ndodhi në studion e Abc News me Juli Xhokaxhi. Pampuri e pranon se shkeli etikën me atë që ndodhi, por thotë se u përfshi shumë emocionalisht dhe se kishte marrë shumë telefonata.
“Kemi mbajtur një kauzë në këmbë e kryesuar nga Klevis Balliu. Të rrish një ditë me ata banorë të familjarizohesh, bëhesh pjesë e hallit të tyre. Mbrëmë kam komunikuar me ta dhe më thonin sot do vinë, ka kaluar e gjithë nata në ankth. E them me gjithë zemër se në momentin që më është konfimuar se zotëria ishte në spital jashtë rrezikut për jetën jam gëzuar.
Persona të cilët kanë ndenjur, miq të tij, më telefononin herë pas here madje edhe në momentin që kam qenë duke bërë intervistën. Në momentin që banorët më telefonin dhe më thonin se është lajm i konfirmuar u përfshiva dhe u ndjeva keq dhe e tashë. U ndjeva mirë që lajmi nuk ishte i vërtetë. Janë bërë si njerëz të afërt të mi. Më telefonojnë më shkruajnë. Të gjithë ne e dime që të kesh një banesë me të ardhura me mund, të gjitha këto janë para të pastra.
Kjo ishte absolutisht asgjë tjetër. Unë nuk kam preferuar të lexoj, kam parë shumë nga portalet. Banorët ishin të acaruar, dhe fakti që më kërkuan me ngulm ta referoja dhe përfshirja ime emocionale e bëri që unë ta referoja dhe është shkelje e etikës e pranoj”, tha ajo./abcnews.al

