Një 75-vjeçar në Kalimash të Kukësit është vetëvrarë me armë zjarri. Kanë qenë familjarët e tij, të cilët e kanë gjetur në banesë pas vetëvrasjes të moshuarin.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Kalimash, Kukës, në banesë është gjetur nga familjarët dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri shtetasi rreth 75 vjeç”, thuhet në njoftimi e Policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./abcnews.al