Ksamili është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve të huaj, kjo falë edhe jehonës së mediave ndërkombëtare. Operatorët e sektorit thonë se tashmë ka ndryshuar harta gjeografike e pushuesve, ku dominojnë me 70 përqind të huajt, kryesisht nga Europa.
Qyteza e tre ishujve, Ksamili, është një nga destinacionet e pëlqyera të të huajve që vizitojnë Shqipërinë.
Plazhet unike tërheqin të rinjtë nga e gjithë Europa.
“Ksamili është shume i bukur, uji është i kristalte, peshku është shume i shijshëm. Quhem Oreli, vij nga Belgjika per here te pare ne Shqipëri dhe do te kthehem serish. Qëndrova 5 dite ne Ksamil, dhe ajo qe më pëlqen më shumë është deti dhe natyra.. unë do ja rekomandoj Ksamilin miqve të mi.”
Harta gjeografike e pushuesve po zgjerohet gjithnjë e më tepër sipas operatorëve turistike të cilët presin rritje të numrit të pushuesve.
“Si shihet janë mbushur gjysmat e shezloneve në ketë pikë të sezonit, por ne presim turistë çdo ditë dhe presim qe numri te jete ne rritje, mendoj se është një sezon i mbarë edhe i mirë. Turistët ne masën 70% janë të huaj dhe ne 30% i kemi shqiptare, kështu do vazhdoj ne baze te marketingut dhe reklamës që i është bërë Ksamilit në botë, do ketë më tepër turistë të huaj sivjet. Ksamili nga viti në vit po e zgjeron hartën e pushuesve të huaj, ata që nuk kanë ardhur me përpara dëshirojnë ta njohin Ksamilin për vlerat që ka, për pushimet, për Butrintin si qendër antike me vlera të mëdha, njëkohësisht edhe shërbimi dhe ushqimi kanë nivel të lartë.”
Gjatë korrikut dhe gushtit operatorët turistikë parashikojnë tejkalim të numrit të pushuesve të vitit të shkuar
Ksamili është nga të parat vende bregdetare që ndjen fluksin e turistëve, gjatë sezonit veror.