Një 49 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës për vrasje dhe grup kriminal.
Bëhet fjalë për Armando Masha, i lindur në Durrës i cili pritet të ekstradohet për në Spanjë.
Ai është lokalizuar nga Forcat Operacionale teksa fshihej në lagjen nr. 13, Durrës.
49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.
/ abcnews.al