Gjendet anija e fundosur 3 300 vjet më parë

schedule12:24 - 21 Qershor, 2024

schedule 12:24 - 21 Qershor, 2024

Një zbulim i madh arkeologjik u bë nga arkeologët në Izrael. Këta të fundit kanë arritur që të lokalizonin mbetjet e anijes së mbytur më të vjetër që është zbuluar deri më sot.

Bazuar në analizën e dy prej gjetjeve, dy enë balte të njohura si amfora kananite, vlerësohet se bëher fjalë për një anije tregtare që mund të ketë qenë mes 11 dhe 14 metra e gjatë dhe e fundosur diku mes vitit 1400 p.e.s. dhe 1300 pes, një kohë kur perandoria egjiptiane shtrihej nga Siria e sotme veriore deri në Sudan.

Siç raportohet nga New York Times “nuk është e qartë nëse anija u fundos pas një stuhie të papritur, për shkak të erërave, apo pas një tentative piraterie.”

Por, bazuar në pamjet e kapura nga një robot nënujor i telekomanduar, anija u vendos në fund të detit, pa u përmbysur dhe qindra kavanoza që ndodheshin në të ishin kryesisht të paprekura.

“Unë e konsideroj shumë të rëndësishëm çdo zbulim të një mbetjeje të epokës së bronzit, pasi rrënojat e kësaj periudhe janë jashtëzakonisht të rralla. Është kaq e rrallë që vetëm dy anije të tjera të mbytura mallrash janë të njohura nga epoka e bronzit të vonë në Mesdhe…Më i fundit nga këto dy zbulime është bërë në vitin 1982,” tha arkeologu i Universitetit të Teksasit, Cemal Pulak.

Rrënojat e anijes nga epoka e bronzit u zbulua në verën e vitit 2023 gjatë kërkimeve të Energean për gaz natyror.

“Anija ndodhet në një thellësi kaq të madhe saqë koha ngrin që nga momenti i fundosjes,” shpjegoi kreu i autoritetit izraelit, Jacob Sharvit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!