Kina paralajmëron SHBA-në: Shitja e armëve në Tajvan do të shndërrojë ishullin në një fuçi baruti

schedule11:49 - 21 Qershor, 2024

schedule 11:49 - 21 Qershor, 2024

Janë ndezur sërish tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit në frontin e Tajvanit.

Zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Mbrojtjes, Wu Qian, dënoi furnizimin e fundit prej 360 milionë dollarësh të raketave dhe dronëve në ishull të njoftuar nga Pentagoni.

“Shitjet e armëve të SHBA-së në Tajvan shkelin seriozisht parimin “Një Kinë” dhe dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane”, si dhe dëmtojnë lidhjet dypalëshe dhe paqen dhe stabilitetin ndërmjet ngushticës nga Tajvani, tha Wu Qian.

Zëdhënësi akuzoi SHBA-në, se diçka e tillë do të shndërrojë Tajvanin në një fuçi baruti.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të zbatojnë me zell angazhimin e tyre për të mos mbështetur pavarësinë e Tajvanit, të ndalojë armatimin e Taipeit dhe të ndërmarrë veprime praktike për të ruajtur stabilizimin e arritur me vështirësi të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe ushtrive të tyre përkatëse” thuhet më tej.

Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze “do të forcojë në mënyrë gjithëpërfshirëse stërvitjen ushtarake dhe përgatitjet e luftës dhe do të shkatërrojë me vendosmëri të gjitha komplotet separatiste për pavarësinë e Tajvanit,” siguroi zëdhënësi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!