Shkon në 47 numri i të vdekurve nga alkooli metil

schedule10:42 - 21 Qershor, 2024

schedule 10:42 - 21 Qershor, 2024

Numri i të vdekurve nga helmimi me alkool metil në shtetin indian të Tamil Nadu është rritur këtë të premte në 47, thanë autoritetet lokale.

Që nga e mërkura, më shumë se 150 persona janë shtruar në spitale për shkak të helmimit me pije alkoolike të prodhuara ilegalisht.

Ndërsa, aktualisht 118 persona ndodhen në spitale, raporton Reuters.

Ndërkohë, policia arrestoi katër persona për shitje të paligjshme dhe sekuestroi 200 litra alkool./abcnews.al