Koreja e Jugut dënon paktin Putin-Kim Jong Un, paralajmëron se do të rishqyrtojë armët për Ukrainën

schedule12:48 - 20 Qershor, 2024

schedule 12:48 - 20 Qershor, 2024

Pas vizitës së djeshme të Vladimir Putin në Korenë e Veriut, Koreja e Jugut dënoi një pakt të nënshkruar nga dy shtetet. Rusia dhe Koreja e Veriut ranë dakord për një marrëveshje të re të mbrojtjes duke u zotuar të ndihmojnë njëra-tjetrën në rast pushtimi.

Koreja e Jugut dënoi paktin, të cilin e quajti “absurd” dhe tha se do të rishqyrtonte dërgesat e armëve në Ukrainë. Zyra presidenciale tha se ndihma ushtarake e Rusisë për Veriun do të kishte një ndikim negativ në marrëdhëniet midis Seulit dhe Moskës.

Çdo veprim që ndihmon Korenë e Veriut të rrisë aftësitë e saj ushtarake është shkelje e rezolutës së OKB-së, tha ai.

Ai shtoi se do të forconte më tej bashkëpunimin e sigurisë së Koresë së Jugut me SHBA-në dhe Japoninë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!