Dënimi për zjarrvënësit në Kuvend/ Kushtetuesja nuk e ndryshon, 60 ditë përjashtim

schedule18:24 - 19 Qershor, 2024

schedule 18:24 - 19 Qershor, 2024

Skena si këto do të vazhdojnë të ndëshkohen me përjashtim deri në 60 ditë nga Parlamenti, edhe pas shqyrtimit të rregullores së re nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo gjykatë, që u vendos në lëvizje nga 45 deputetë të opozitës që shkaktuan kaos për 3 muaj në Parlament, ka rrëzuar disa prej pikave të Rregullores që forcon ndëshkimet për akte të ndryshme.

Në fuqi do të jetë ndëshkimi deri në 60 ditë, për deputetët që në seancat parlamentare, do të përdorë lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra apo mjete të tjera të ngjashme.

Kushtetuesja tek 60 ditështi ndërkohë ka rrëzuar parashikimet e tilla si kur deputeti kryen veprime apo sjellje që dyshohet se përmbajnë element të veprës panel. Sipas gjyqtarëve kushtetuese, ky është një parashikim i paqartë dhe i hapur për keqinterpretime.

Edhe përsëritja e të njëjtit veprim, brenda një sesioni parlament, ndëshkimi ka rënë. Për këtë rast, gjykata ka arritur në përfundimin se është shumë e ashpër dhe bën që një deputetët brenda një sesioni të jetë i përjashtuar për shumë seanca.

Dhunimi i një deputeti ndërkohë do të vijojë të ketë ndëshkimin deri në 10 ditë përjashtim, edhe pse socialistët me votën e tyre, e vendosën për 30 ditë.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, kur një deputet dhunon një tjetër, është parashikuar dy herë në rregullore dhe për këtë arsye, është vendosur të vijojë të jetë në fuqi 10 ditëshi.

Trupa e 9-të gjyqtarëve ka rrëzuar dhe pikën përjashtuese të çdo veprimtarie tjetër, të një deputeti që është ndëshkuar, si pasojë e kësaj rregulloreje.

Gjyqtarët kushtetues mendojnë që deputetet mund të ndërmarrin nisma të tjera dhe për këtë duhet të aksesojnë ambientet e Kuvendit, por jo komisionet dhe seancat parlamentare.

Në arsyetim, Gjykata Kushtetuese ka bazuar qëndrimet bazuar parimit të ushtrimit të demokracisë funksionale.

Deputetët demokratë në ankimim argumentonin ndërkohë se ndryshimi i rregullores, shkel të drejtat e tyre, si edhe lë qytetarët pa përfaqësues në parlament.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!