Begaj takim kokë më kokë me Presidentin e RFGJ-së: Gjermania, mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri

schedule10:16 - 19 Qershor, 2024

schedule 10:16 - 19 Qershor, 2024

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim kokë më kokë në Berlin me Presidentin e RFGJ-së Frank-Walter Steinmeier.

Ata kanë zhvilluar diskutime për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Sakaq, Begaj ka falenderuar presidentin Steinmeier për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve.

Ai ka theksuar ndër të tjera se Gjermania ka qenë mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit.

“Takimi, tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë.

Garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjermania ka qenë mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit.

Roli i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor është i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen Euroatlantike.

Duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal. E ardhmja evropiane udhërrëfyes për begatinë e rajonit”, u shpreh presidenti shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!