ABC News ka arritur të sigurojë pamjet nga ngjarja në Shkodër, ku automjetit të efektivit të policisë, Kastriot Selimaj, i është vendosur një sasi plasëse.
Automjeti i 59-vjeçarit, Kastriot Selimaj – polic i rrugores në DVP Shkodër, ishte i i parkuar në oborrin e banesës.
Ndërsa, vihet re që lënda plasëse është vendosur tek goma e pasme, ku dhe makina ka marrë dëmtime.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe” të qytetit, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.