Forcat e armatosura izraelite njoftuan këtë martë se kanë miratuar planet operacionale për një sulm ndaj Libanit.
Kjo pasi lëvizja islamike libaneze Hezbollah ka përshkallëzuar retorikën për të rinisur përleshjet ndërkufitare mes tyre.
Në kuadër të “vlerësimit të situatës”, i cili u zhvillua në prani të gjeneral Ori Gordin, komandant i rajonit ushtarak të Veriut dhe kreut të drejtorisë së operacioneve, gjeneral Oded Basiuk, arriti miratimi i “planeve operacionale për një sulm ndaj Libanit dhe u morën vendime për vazhdimin e rritjes së gatishmërisë së trupave në terren”, njoftoi IDF.
/abcnews.al/