Shqipëria dhe Kosova përtej futbollit/ Adri Nurellari: Albin Kurti mosmirënjohës me SHBA dhe fqinjët

schedule20:49 - 18 Qershor, 2024

schedule 20:49 - 18 Qershor, 2024

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Andri Nurellari, i ftuar në “Real Story” tha se Prishtina zyrtare në aspektin politik nuk ka probleme vetëm me Tiranën, por kjo sjellje gjen terren dhe në vendet e tjera të rajonit.

Ai theksoi se përgjegjësi kryesor i kësaj klime është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe enturazhi i tij politik.

Sipas tij, Kosova për shkak të politikës së gabuar është futur në listën e shteteve të sanksionuara nga BE, bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë.

“Në Prishtinë nuk është se ka probleme me Ramën, por Prishtina zyrtare ka probleme më të gjithë, duke nisur nga SHBA, të cilat janë vendimtar për mbijetesën e Kosovës, kemi një situatë të akulltë me Washingtoni, kemi situatë të vështirë dhe Kosova për shkak të keqqeverisjes atje është i vetmi vend bashkë me Bjellorusinë dhe Rusinë që ende ka sanksione nga BE”, tha ai.

Ai theksoi se në Prishtinë po mbizotëron një kulturë mosmirënjohjeje edhe për vetë SHBA, që janë investitorët kryesor të pavarësisë së Kosovës.

“Qeveria Kurti nuk është se i ka prishur marrëdhëniet vetëm me Tiranën, por me të gjithë aktorët dhe faktorë, madje dhe me vende fqinj, pasi ka interferuar në jetën politike të brendshme në Maqedonia e Veriut. Barra e përgjegjësisë është e sjellja e  Albin Kurti dhe enturazhit të tij, që sillen në këtë mënyrë të paimagjinueshme, që të kemi një situatë mosmirënjohjeje. Në Kosovë po mbretëron një situatë mosmirënjohjeje ndaj  partnerëve”, tha ai.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!