Analisti Mentor Nazarko në emisionin “Real Story” në ABC News foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke u ndalur edhe tek marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë kësaj interviste, Nazarko u shpreh se kryeministri Rama i ka dhënë shumë protagonizëm Shqipërisë dhe se Tirana është shndërruar në një adresë diplomatike shqiptare.
“Shqipëria ka një vend të stabilizuar te ndërkombëtarët, Rama i ka dhënë protagonizëm Shqipërisë, dhe ky është argumenti i parë dhe spikama që merr Shqipëria për shkak të kësaj dukshmërie që Tirana është shndërruar në një lloj adrese diplomatike shqiptare. Por Rama dhe Kurti sepse të dy kanë vizion të ndryshëm se si duhet të ecë Shqipëria. Rama dhe një pjesë e elitës në Kosovë dhe Shqipëri ishte për mbylljen e konfliktit, ndërsa Kurti është për rikthim nga e kaluara dhe synon të zhvillojë një luftë imagjinare”, u shpreh Nazarko.
Nga ana e tij anëtari i Kryesisë së PDK në Kosovë, Adri Nurellari e cilësoi kryeministrin Kurti si një person që nuk pranon diversitet dhe se e ka shumë të vështirë të pranojë dialogun, si pasojë e kësaj vjen edhe mungesa e dialogut me kryeministrin Rama.
“Kurti nuk pranon diversitet…Në çështjen e frymëzimit liberal demokrat është tek mënyra si zgjidhen konfliktet, dhe në rast se nuk frymon dialog, pra problemi i tij është se ka një ndarje të madhe ideologjike sepse kemi një elitë politike që ka mentalitet totalitar. Atë mentalitet e ka me të gjithë…E ka të vështirë të pranojë dialogun apo edhe mirëkuptimin…”, tha Nurellari.
/abcnews.al/


