Dortmund “u vesh” kuqezi/ Nurellari: Tifozeria shqiptare theu stereotipin, tregoi unitet. Nazarko: Kreativ dhe bashkëpunues!

schedule20:27 - 18 Qershor, 2024

schedule 20:27 - 18 Qershor, 2024

Adri Nurellari anëtar i Kryesisë së PDK në Kosovë, në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për ndeshjen Itali-Shqipëri, ku kombëtarja jonë pësoi humbje. Por vëmendje shumë të madhe në Gjermani mori tifozeria shqiptare, duke veshur jo vetëm stadiumin por edhe rrugën e Gjermanisë kuq e zi.

Gjatë kësaj interviste, Nurellari u shpreh se me gjithë çfarë u ofrua nga tifozeria shqiptarë theu stereotipin e krijuar prej kohësh për zhurmën rrëmujën që mund të mbahen mend shqiptarët. Por këtë herë e gjitha ishte magjike, dhe tifozeria shqiptare tregoi një qytetari të vërtetë.

“Ne thyem këtë stereotipin dhe treguam fytyrën e vërtetë qytetarie. Është një dimension i madh i unitetin kombëtar edhe mënyra se si u tregua. Pra në kushtet kur ne kemi një largim masiv kjo është e mirëpritur”, tha ai.

Nga ana e tij analisti Mentor Nazarko u shpreh se shqiptarët prodhuan një surprizë pozitive dhe se shpërfaqën vlera të qytetarisë.

“Pata rastin që për herë të parë të hyja brenda tifozëve kuq  e zi. Njëri prej tyre, iniciator edhe i vendosjes së monumentit të Skënderbeut, janë djem e vajza që komunikojnë dhe bashkëpunojnë dhe mendojnë në mënyrë kreative për atë që është koreografia e kuq e zi. Organizimi i kësaj tifozerie, tregoi se nuk është një tifozeri agresive”, u shpreh ai.

/abcnews.al/