Pezullohet për dy ditë lundrimi i trageteve nga porti i Vlorës

schedule11:04 - 12 Nëntor, 2019

schedule 11:04 - 12 Nëntor, 2019

Pezullohet sërish lundrimi detar në Vlorë. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi për dy ditët e ardhshme nuk do të lundroje në itenerarin e caktuar, duke qëndruar aktualisht i ankoruar në brigjet italiane.

Ndërkohë që me urdhër të kapitenerisë së Vlorës është pezulluar lundrimi edhe i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, të cilat duhet të qëndrojnë të ankoruara në zonën e Triportit në Zvërnec.

Në bazë të parashkimeve të kushteve meterologjike konfirmohet se në data 12 dhe 13 nëntor, pritet përkeqësim i motit, ndërsa forca e dallgëve në brendësi të Gjirit të Vlorës arrin deri në 6 apo 7 ballë.

Sipas informacioneve nga kapiteneria e portit të Vlorës, lundrimi i trageteve do të nisë në 13 nëntor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!