Zjarri ka përshirë disa zona në Greqi. Ndërkohë autoritetet janë shprehur të shqetësuar pasi flakët gjithashtu janë përhapur edhe pranë aeroportit të ishullit Milos.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 47 zjarrfikës, 3 grupe këmbësorie, 5 automjete, 2 avionë si edhe dy helikopterë.
Ndërkohë era e fortë vështirëson edhe punën e ekipeve zjarrfikësve që ndodhen në zonë.
Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të largohen nëse ndodhen pranë vatrës së zjarrit.
/abcnews.al/