BBC: Koreja e Jugut dhe SHBA në alarm për takimin Putin-Kim

schedule17:42 - 18 Qershor, 2024

schedule 17:42 - 18 Qershor, 2024

Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut ka marrë shumë reagime nga ndërkombëtarët.

Sipas ministrisë së jashtme të Koresë së Jugut, zëvendësministri i parë i Jashtëm Kim Hong-kyun dhe Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA, Kurt Campbell diskutuan për këtë udhëtim të Putin në një telefonatë urgjente në fund të javës së kaluar.

Campbell tha se Uashingtoni mbështet qëndrimin e Seulit se vizita nuk duhet të rezultojë në një “thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak midis Phenianit dhe Moskës, për shkak se kjo minon paqen dhe stabilitetin rajonal duke shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Por të dy palët ranë dakord të vazhdojnë koordinimin përballë veprimeve të Koresë së Veriut që përshkallëzojnë tensionet në gadishullin Korean.

Nga ana tjetër Kremlini ka publikuar një foto të Vladimir Putinit në një takim me një me një zyrtar të Koresë së Veriut,.

Imazhi tregon presidentin Putin në qytetin rus Yakutsk, i cili është rreth 450 km (280 milje) në jug të Rrethit Arktik. Ai është takuar Aisen Nikolayev, kreun e Republikës Sakha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!