Sane “minierë”, City e sakrifikon për dëshirën e re të Guardiolës

schedule10:24 - 12 Nëntor, 2019

schedule 10:24 - 12 Nëntor, 2019

Leroy Sane do të sakrifikohet nga Manchester City. Sulmuesi anësor është ende i dëmtuar dhe pritet të rikuperohet. Klubi që e do më së shumti është Bayern Munich dhe “Qytetarët” pretendojnë të përfitojnë rreth 100 milionë. Sigurisht, në kushtet aktuale është e vështirë diçka e tillë.

Klubi anglez ndërkohë ka një plan dhe paratë nga shitja e Sane synon t’i përdorë për afrimin e një qendërmbrojtësi. Sigurisht, jo të gjitha. Athletic raporton se trajneri Pep Guardiola kërkon një mbrojtës qendre, pasi mungesa e Laporte po ndihet shumë.

Tashmë është zbuluar edhe emri i lojtarit që Manchester City ka në fokus. Bëhet fjalë për Ruben Dias, i cili luan rregullisht dhe po spikat te Benfica. Mbrojtësi 22-vjeçar është pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares së Portugalisë dhe shikohet si një lojtar me vlera dhe që mund t’i bëjë punë Guardiolës. /abcnews.al

Ruben Dias, mbrojtësi i Benfikës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!