Mëngjesin e sotëm ka pasur përplasje mes policisë dhe banorëve që kundërshtojnë prishjen e objekteve në Unazën e Re. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në një njoftim zyrtar bën të ditur se ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. IKMT njofton se objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështetet në këtë aksion nga policia e shtetit.
Ndërkohe që deri në orën 10.00 janë prishur dy objekte tre katëshe, 2 dy katëshe dhe 1 një katëshe. Aktualisht 4 mjete të IKMT janë duke punuar në 2 objekte të tjera.
Gazetari i “ABCNews”, Andi Qosja raporton se 12 persona kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes mes protestuesve tek “Astiri” dhe policisë. Banorët shprehen se nuk pranojnë të marrin mjekin sepse i frikësohen arrestimit nga forcat e policisë./abcnews.al


