Gjykata e Apelit të Posaçëm për të disatën herë la të pa ndryshuar masën e arrestit shtëpiak për ish-kryemisintrin Sali Berisha dhe dhënderin e atij Jamarbër Malltezi. Ata do të vijojnë të qëndrojnë të izoluar deri në përfundim të hetimeve në apartamentin e tyre në rrugën Mustafa Matohiti në Tiranë.
Vendimi është dhënë të martën nga gjyqtarja e apelit, Ilirjana Olldashi që nuk pranoi të ndryshojë masën e sigurisë për ish kryeministrin dhe dhëndrin e tij që po hetohen për akuzën e korrupsionit lidhur me privatizimin e ish kompleksit sportiv “Partizani”. Vendimi i apelit vjen pak ditë para se Kuvendi do duhet të shpreheht mbi mandatin e deputetit të ish-kryemnistrit Berisha.
Ai nuk e ka qenë i pranishëm në asnjë prej seancava parlamentare të mbajtuara pas datës 21 dhjetor të vitit të kaluar për shkak se ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Referuar kushtetutës nëse një deputet nuk pariqitet 6 muaj pa asnjë arsye atëhërë humb mandate i deputetit.
Berishës më herët i është rrefuzuar edhe leja për të marrë pjesë në seancat e kuvendit. Pavarësisht rrëzimit të të gjitha kërkesave pala mbrojtëse vijon ti qëndrojë argumentave se prokuroria e posaçme nuk ka prova ndaj klinetit të tyre dhe për këtë kërkojnë lirimin nga çdo akuzë./abcnews.al