Kreditë në banka, Tirana e para/ Banka Qendrore: Më pak kredi marrin bizneset në Lezhë e Korçë

schedule15:12 - 17 Qershor, 2024

schedule 15:12 - 17 Qershor, 2024

Sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në Tiranë kanë  përfituar nivelin më të lartë të kredititimit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se mbështetja e sistemit bankar ka qenë disa herë me e madhe nëse e krahasojmë me qarqet e tjera në vend. Bizneseve në Tiranë i është akorduar 361.5 miliarde lekë në periudhën janar-mars 2024  ose 25 miliardë më tepër se në të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Niveli i lartë i huave për bizneset në Tiranë shpjegohet edhe me faktin se në  këtë qark operojnë 65 mije e 563 subjekte  që është disa fish më shumë se në qytetet e tjera të vendit. Bizneset që ushtrojnë veprimtari në Durrës renditen në vend të dytë për sa i përket huave të mara nga sistemi bankar ndjekur nga Vlora e Fieri. Kompanitë që operojnë në Korçë duket se nuk janë interesuar që të marin hua në sistemin bankar. Ky qark renditet i fundit edhe pse  në numër ka më shumë biznese se Lezha.

E njëjta tendencë e huamarrjes është edhe nëse bëjmë një krahasim për individët. Qytetarët në Tiranë kanë marrë më shumë kredi se në qarqet e tjera. Hua është marrë kryesisht për blerje banesa. Në periudhën janar-mars 2024 janë aprovuar 136.7 miliardë lekë vetëm për blerje banesash. Ky nivel huaje shpjegohet me çmimet më të larta të banesave në Tiranë si dhe kërkesën më të lartë për të blerë.

KREDITIMI NE TREMUJORIN E PARE

TIRANA           361,5 MLD LEKE

DURRES                    26,6 MLD LEKE

VLORE        7,6 MLD LEKE

FIERI              6.6 MLD  LEKE

Elbasan          5.2 MLD LEKE

SHKODRA            4.9 MLD LEKE

Lezha                  4.6 MLD LEKE

KORÇA                 4MLD LEKE

/abcnews.al