Pampuri: Vdiq një banor i Unazës, Trauma: Nuk ka asnjë viktimë

schedule09:17 - 12 Nëntor, 2019

schedule 09:17 - 12 Nëntor, 2019

Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri njoftoi live përmes një lidhjeje në Abc News se një person ndërroi jetë pas përplasjes me policinë.
Ndërkohë Spitali i Traumës ka reaguar në lidhje me deklaratën e Pampurit duke theksuar se nuk ka asnjë viktimë.

“Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit. Asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Spitali është në gatishmëri të plotë”, njofton Spitali i Traumës. /abcnews.al