Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov vlerësoi sot deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për mundësinë e vendosjes në gatishmëri të armëve bërthamore të aleancës si një tjetër përshkallëzim të tensioneve.
“Nuk është gjë tjetër veçse një tjetër përshkallëzim i tensioneve”, u tha Peskov gazetarëve.
Stoltenberg deklaroi më parë se NATO po shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në gatishmëri, duke deklaruar se transparenca është një pengesë në këtë rast.
/abcnews.al