“Asaj” është kënga më e re e dy artisteve shqiptare, Kanita dhe Vanesa Sono, të cilat kanë bashkuar forcat për këtë hit.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Vanesa tregoi si lindi ky bashkëpunim, duke zbuluar se u realizua për vetëm katër orë.
Sakaq, ajo ka theksuar se me Kanitën nuk njihej më herët, por e kishte ndjekur si këngëtare.
“Ishte menaxheri jonë që e dha si ide, pasi jemi pjesë e një labeli. Kënga është kompozuar, regjistruar dhe shkruar në katër orë. Projekti është shkruar në moment, ndonjëherë ka të bëjë me ndjesinë.
Kanita është shumë e mirë. Nuk isha takuar ndonjëherë më përpara, por e kisha ndjekur si këngëtare. Ne në këngë duam të njëjtin djalë”, u shpreh ndër të tjera Vanesa./abcnews.al