Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs ka kthyer çelësin e qytetit të Nju Jorkut pas kërkesës së kryebashkiakut Eric Adams. Kjo kërkesë erdhi pas skandalit të disa javëve më parë, ku reperi amerikan shihej në një video teksa sulmonte fizikisht ish të dashurën e tij, Cassie në vitin 2016.
Reperi mori çelësin nga Adams në shtator 2023. Në një letër drejtuar një përfaqësuesi të komunikimit për muzikantin, Adams tha se ai “ishte thellësisht i shqetësuar” nga pamjet e sulmit.
“I dënoj fuqishëm këto veprime dhe solidarizohem me të gjithë të mbijetuarit e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Qyteti ynë ka punuar pa u lodhur për t’u siguruar që të mbijetuarit të dëgjohen dhe shihen nga administrata jonë.”, tha Adams. Letra iu dërgua Diddy më 4 qershor dhe çelësi iu kthye 6 ditë më vonë.
Diddy është goditur nga një valë padish civile dhe tani është objekt i një hetimi federal. Që nga nëntori, Combs është përballur me pesë padi në Nju Jork duke e akuzuar atë për sulm seksual, trafik seksual dhe përfshirje në aktivitete të tjera kriminale. Më e fundit, ishte publikimi i videos ku dhunonte ish partneren./abcnews.al