Zhbllokohet sfida, Eriksen i jep avantazhin Danimarkës

schedule18:16 - 16 Qershor, 2024

schedule 18:16 - 16 Qershor, 2024

Po rezulton të jetë një Evropian plot gola e spektakël. Ashtu si në çdo sfidë tjetër edhe kjo mes Sllovenisë e Danimarkës, në “MHP Arena”, të Shtutgartit është zhbllokuar shumë shpejt me “Vikingët” danezë, që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Një aksion perfekt i djemve të Kasper Hojmlund është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i mesfushës, Christian Eriksen, i cili me një goditje perfekte në brendësi të zonës ka arritur të ndëshkojë portierin Oblak. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al