TIRANË- Sheshi “Skënderbej” është kthyer në polin kryesor të Tiranës, në të cilën janë mbledhur qindra tifozë për të ndjekur përballjen “magjike” Itali-Shqipëri, e vlefshme për kampionatin Evropian “Euro 2024,” që mbahet në Gjermani.
Gazetarja e ABC News, Gerta Vasku, raporton se “Fan Zone” në Tiranë është mbushur nga tifozë nga të gjitha anët e Shqipërisë, por dhe turistë që ndodhen aktualisht në vendin tonë.
Disa prej tyre shprehen vlerësimet për Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa kishte prej atyre që guxuan me parashikimet, duke theksuar se Armando Broja do të shënojë kundër Italisë.
“Shënon Armando Broja dhe fiton Shqipëria”, tha njëri prej tyre.
Një tifoz tjetër, theksoi se kombëtarja shqiptare ka grup perfekt dhe se presin nga djemtë kuqezi një rezultat pozitiv.
“Besoj se ekipi është perfekt”, tha ai./ abcnews.al