Situata në Shkodër pas rënies së zjarrit në tregun e rrobave të përdorura, vijon të përmirësohet.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar pamje nga ndërhyrja e helikopterit Cougar për shuarjen e flakëve, në lagjen Qafhardhin, vendin ku ndodhi ngjarja.
Peleshi shtoi se operacioni vijon për izolimin e plotë të tij, për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi
“Live nga ndërhyrja e helikopterit Cougar, i cili ka bërë që situata e zjarrit në lagjen Qafhardhi në Shkodër të përmirësohet. Me hedhjen e ujit nga ajri, flakët tashmë janë nën kontroll. Operacioni vijon për izolimin e plotë të tij, për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi”, shkruan Peleshi në Facebook.