Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, të Maturës Shtetërore.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion likun ku mund të shihen rezultatet nga maturantët.
“Njoftim i rëndësishëm për Maturantët‼️ Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, që ishte provimi i parë i Maturës Shtetërore!
Të gjithë maturantët që kanë dhënë këtë provim mund të kontrollojnë rezultatet e tyre online në linkun e mëposhtëm:
https://qsha.gov.al/…/06/Publikimi-i-Rezultateve-D3.pdf “, thuhet në njoftimin e ministrisë.