Finlanda akuza Rusisë: Katër avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën tonë ajrore

schedule12:05 - 14 Qershor, 2024

schedule 12:05 - 14 Qershor, 2024

Roja Kufitare e Finlandës ka thënë të premten se dyshon se katër avionë luftarakë të Rusisë e kishin shkelur hapësirën ajrore të vendit nordik më 10 qershor.

Të hënën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Finlandës tha se dyshonte se avionë luftarakë rusë e kishin shkelur hapësirën e saj ajrore për rreth dy minuta mëngjesin e së hënës.

“Derisa hetimi po vazhdon, është bërë del që, përveç një avioni rus të raportuar më herët, ka po ashtu arsye për të dyshuar se edhe tre avionë të tjerë shkaktuan shkelje territoriale”, tha të premten agjencia e rojës kufitare në një komunikatë.

Në komunikatën e saj thuhet se avionët rusë përbëheshin nga dy bombardues dhe dy avionë luftarakë.

Hera e fundit kur u konfirmua shkelja territoriale e Finlandës nga avionët luftarakë rusë ishte në gusht 2022, sipas Ministrisë./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!