Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden është bërë sërish viral në rrjetet sociale. Ai shfaqet i përhumbur pas takimit të samtit të G7.
Në një video të postuar nga “Daily Mail”, shihet që Biden filloi të largohej ngadalë prej liderëve të G7, dhe më pas qëndroi duke parë në të majtë, ndërsa dukej se vëzhgonte një parashutist që mblidhte pajisjet e tij.
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e pa e habitur, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni nxitoi për ta ndihmuar duke e kapur lehtë për krahu dhe e çoi përsëri te liderët e tjerë.