Bie mbështetja për Kurtin/ Sondazhi i NDI: VetëVendosja, 14 përqind më pak se zgjedhjet e 2021

schedule15:24 - 13 Qershor, 2024

schedule 15:24 - 13 Qershor, 2024

Albin Kurti vazhdon të humbë votues, duke paguar kështu koston e veprimeve dhe qëndrimeve, duke krisur marrëdhëniet me Perëndimin dhe Shqipërinë, duke e vënë Kosovën nën sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe duke i bërë karshillëk sovranist aleatëve më të fuqishëm të Kosovës, që bombarduan Serbinë dhe koordinuan, mbështetën dhe bashkëshpallën pavarësinë e Kosovës. Një sondazh i fundit i realizuar nga organizata amerikane Instituti Demokratik Ndërkombëtar (NDI), tregon se Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar një rënie të madhe në besueshmëri.

Sondazhi, i cili është realizuar këtë muaj, pavarësisht se e ka vendosur të parën Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti, ka treguar se partia në pushtet ka një rënie prej rreth 14 për qind nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021. Vetëvendosje do t’i fitonte 36 për qind të votave, bazuar në sondazhin e NDI, rezultatet e së cilit i ka siguruar Paparaci. Ngritje rezulton të kenë shënuar dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Bazuar në matjet e NDI-së, PDK-ja ka dal partia e dytë me përkrahje. Partia që e nominoi si kandidat për kryeministër kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën do të merrte 26 për qind të votave në zgjedhjet nacionale, sipas sondazhit. Ngritje në këtë matje ka shënuar edhe LDK-ja, e cila figuron të jetë partia e tretë me 24 për qind. Edhe AAK-ja, e cila në zgjedhjet e fundit nacionale fitoi pak mbi 7 për qind të votave, sipas sondazhit të organizatës amerikane, AAK-ja del të jetë partia e katërt me rreth 10 për qind. Instituti Demokratik Ndërkombëtar është një organizatë jo-qeveritare amerikane e cila përkrahet nga Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe fondacione të tjera ndërkombëtare dhe bën rregullisht matje të opinionit rreth përkrahjes për subjektet politike.

Elektorati duket se po i kthehet partive tradicionale në Kosovë, të cilat kanë ruajtur një qëndrim të palëkundur perëndimor në një Kosovë properëndimore. Është e qartë kjo po të krahasohen rezultatet e këtij sondazhi me ato të vitit 2021, kur në zgjedhjet e fundit parlamentare, LVV-ja kishte dale e para me mbi 50 për qind, PDK e dyta me 17 për qind, LDK me 12.7 përqind ndërsa AAK 7.1 përqind. Sipas sondazhit të NDI, VV tani bie ne 36 perqind, PDK del e dyta me 26 perqind, LDK e treta me 24 perqind dhe AAK e katërta me 10 perqind. Partitë opozitare e mundin thellë Albin Kurtin nëse bëhen bashkë, me një rezultat që sipas këtij projeksioni, do të ishte 60 perqind perballe 36 perqind te Kurtit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!