“Dua të gjithë ‘Zikaltërit’ kundërshtarë”, Asllani: Broja mund t’i bëjë goxha dëm, shpresojmë që të shënojë

schedule13:52 - 13 Qershor, 2024

schedule 13:52 - 13 Qershor, 2024

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “Kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.

Siç e do “zakoni”, nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau  po zhvillohet edhe konferenca e radhës për shtyp, ku mesditën e kësaj të enjteje fjalën e mori “arkitekti” i mesfushsës së “Legjionarëve”, Kristjan Asllani, nga ku theksoi

“Emrat përfundimtarë i vendos trajneri, por besoj do t’i përmbahemi kualifikueseve, megjithatë nuk është vendosur asgjë akoma. Unë mund të luaj në çdo modul, si në 4-3-3, si në 4-2-3-1, pasi kjo nuk ndryshon gjë. Në fushë duhet grintë.

Në fushë dua si kundërshtarë të gjithë shokët e mi, tek Inter, pasi kanë luajtur fort përgjatë gjithë sezonit me mua dhe janë të gjithë shumë profesionistë dhe dua t’i shoh në fushë kundra meje. Besoj se Armando (Broja) mund t’i bëjë goxha dëm, jo vetëm Italisë, por çdo skuadre, pasi është një lojtar shumë i shpejtë, teknik dhe i fortë, dhe shpresoj që të bëjë ndonjë gol”,- u shpreh në përfundim të konferencës për shtyp, “ylli” shqiptar i mesfushës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!