Tashmë gjithçka është zyrtare. Tekniku portugez, Paulo Fonseca është vendosur në krye të pankinës, së “Djajve” të Milan, me teknikun 51-vjeçar, që ka pasur italianin, Stefano Pioli dhe pritet të qëndrojë te “Kuqezinjtë”, për tre vitet e ardhshme, nëse gjithçka shkon siç duhet dhe nuk do të ketë ndonjë largim të parakohshëm.
Kjo do të jetë aventura e dytë në Serie A për “luzitanin” Fonseca, i cili drejtoi “Verdhekuqtë” e Roma-s, përgjatë sezoneve, 2019-2021, por pa mundur do të siguronte ndonjë trofe në elitën e futbollit italian, triumf të cilin tashmë do të duhet ta arrijë me një prej klubeve më legjendarë, në Apenine.
Ndërkaq, kujtojmë se më herë gjatë karrierës Fonseca ka drejtuar një sërë ekipesh, ku padyshim veçohen aventurat e tij, te Porto, Braga e Shakhtar Donetsk, ku me “Dragonjtë” portugezë fitoi Superkupën e Portugalisë, te Braga, Kupën e Portugalisë, ndërsa tek ukrainasit, tre herë titullin kampion, tre herë Kupën e Ukrainës dhe njëherë Superkupën vendase. /i.m /abcnews.al