EMRI/ Shkodër, i dënuar me mbi 5 vite burg, arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim

schedule10:49 - 13 Qershor, 2024

schedule 10:49 - 13 Qershor, 2024

Belirjan Kapera, 38vjeç, i shpallur në kërkim për dhunë në familje, është arrestuar këtë të enjte në Shkodër.

38-vjeçari, ishte dënuar me 5 vite e 2 muaj burg për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

“Komisariati i Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizoi, kapi dhe ndaloi shtetasin Belirjan Kapera, 38 vjeç, banues në Shkodër, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur më urdhër mbrojtjeje. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/acnews.al